LajmeSport

PSG rikthehet me ofertë të re për Milan Skriniar

Paris-Saint-Germain po vazhdon të këmbëngul në transferimin e qendërmbrojtësit të Interit Milan Skriniar.

Klubi francez kishte ofruar 65 milion euro për shërbimet e sllovakut javë më parë, ofertë kjo e cila ishte refuzuar nga Interi.

Drejtuesit e PSG-së më pas kishin ndërprerë bisedimet, por sipas “La Gazetta dello Sport”, ata janë rikthyer sërish në tavolinën e bisedimeve për të paraqitur një ofertë të re, por Interi tashmë i ka informuar se çmimi i lojtari është rritur edhe më shumë, përcjellë KosovaPress.

Skriniar, për Interin tashmë mund të konsiderohet i shitshëm vetëm nëse vjen një ofertë prej 90 milionë eurove, shifër të cilën PSG nuk duket se janë të gatshëm ta paguajnë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk