BotaLajme

Vritet kryetari i një komune në Zvicër, e dyshuar është gruaja e tij

Një 69-vjeçar është plagosur për vdekje në Lauterbrunnen mbrëmjen e së mërkurës. Disa orë më vonë policia ka arrestuar si autore të dyshuar bashkëshorten e tij, një 58-vjeçare gjermane.

Ajo është në paraburgim. Policia është alarmuar pak para orës 20:20 të së mërkurës.

Shërbimet e urgjencës gjetën të plagosurin rëndë në një shtëpi në Gässli. Sipas gazetës “Berner Zeitung”, ai është kryetar komune transmeton albinfo.ch. Shërbimet në fjalë mundën të konstatojnë vetëm vdekjen e tij, njofton prokurori publik rajonal dhe Golicia e Kantonit të Bernës.

Gruaja nën dyshim

Show More

Related Articles

Back to top button