LajmeMaqedoni

Nazmi Dauti nga KKZ: Në Tetovë votojnë 92 të burgosur dhe 24 të sëmurë

Sot në komunën e Tetovës zhvillohen zgjedhjet për anëtarë të këshillit komunal ku një ditë para ditës së votimit votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe ata që janë në izolim, shkruan Top24.
“Sipas sekretarit të Komisionit komunal zgjedhorë në Tetovë, Nazmi Dauti të drejtë vote në të gjitha burgjet e vendit kanë 92 të burgosur. Deri te KKZ kërkesë për të shfrytëzuar të drejtën e votës për personat e sëmurë ose të palëvizshëm kanë dorëzuar 24 persona, ndërsa për persona në izolim ose pozitiv në Kovid19 nuk ka pasur asnjë kërkesë” tha Nazmi Dauti, sekretar i komisionit komunal zgjedhorë, përcjellë Top24.

Show More

Related Articles

Back to top button