Të lënduarit nga aksidenti me autobus serb në Bullgari në autostradën Trakia, sot me dy ekipe të Qendrës së Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Stara Zagora do të transportohen në vendkalimin kufitar Kalotinë. Këtë e bëri të ditur e Ministria bullgare e Shëndetësisë.
Pacientët të cilët do të transportohen janë në gjendje të përgjithshme të përmirësuar. Është organizuar që ata të merren nga ekipet mjekësore serbe pas kalimit të kufirit.
Në spitalin në Stara Zagora mbetet një pacient i rritur, ndërsa pritet për disa ditë të transferohet në Serbi.
Në paraburgim mbetet shoferi i autobusit që doli nga rruga.
Kundër tij është parashtruar kallëzim penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shkaktim të paqëllimshëm të aksidentit gjatë drejtimit të autobusit më 14 gusht në autostradën Trakia në afërsi të Stara Zagorës.
Me këtë shoferi u ka shkaktuar lëndime trupore 12 fëmijëve të moshës gjashtë deri në 16 vjet dhe një burri 40 vjeçar, si dhe lëndim të rëndë trupor një burri të moshës 42 vjeçare, kumtuan nga gjykata në Stara Zagora.