Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, vlerëson se marrëveshja e nënshkruar me Kishën Ortodokse Serbe nën qeverisjen e kryeministrit Abazoviq ka sjellë edhe mocionin e mosbesimit ndaj tij.
Ai i është drejtuar Abazoviqit duke i thënë se “Pse marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe u fut në agjend me aq vrull?”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Pikëpamja jonë është konfirmuar nga ministri Marash Dukaj i cili nuk votoi gjatë deklaratës për marrëveshjen themeltare me Kishën Ortodokse Serbe”, tha tutje ai.
Sipas Nimanbegut, Abazoviq duhet të ishte sjellë ndryshe, mirëpo që tani kjo është punë e kryer.
“Duhet të ishte sjellë ndryshe, por kjo më është tani punë e kryer”, tha Nimanbegu. /Reporteri.net/.