LajmeMAQEDONI

E trishtë/Ndërron jetë 23 vjeçarja nga Tetova e cila u aksidentua më 15 gusht

23-vjeçarja Teodora R. nga Saraqina e Tetovës sot ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik të Shkupit, pasi që më 15 gusht si këmbësore u lëndua rëndë në një aksident trafiku në Tetovë.

Vajza ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që atë e goditi një veturë e drejtuar nga një 49-vjeçar nga Reçica e Madhe, a për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur më 15 gusht në bulevardin “Video Smilevski – Bato” rreth orës 22.

“Një automjet i tipit “BMV” me targa të Tetovës e drejtuar nga M.P. nga Reçika e Madhe  ka goditur në 23-vjeçare T.R. (këmbësore) nga Saraqina e Tetovës. Në aksident T.R. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku është dërguar pas dhënies së ndihmës mjekësore”, informoi SPB Tetovë pas aksidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button