Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar Col Rose, i cili sot përfundoi detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së.
Hovenier i ka uruar suksese në pension atij dhe ka shprehur falënderime të sinqerta për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak
“Falënderime të sinçerta për Col Rose për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak të përkushtuar në Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht për dy vitet e fundit gjatë të cilave ai shërbeu në Ambasadën amerikane në Prishtinë si atashe mbrojtës. Faleminderit për të gjitha kontributet e tij në misionin tonë dhe i urojmë suksese në pension”, ka shkruar ambasadori amerikan./arbresh.info/