Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka njoftuar se qenve endacakë në kryeqytet do t’iu vendosen çipa.
Ai tha se kjo do të bëhet me qëllim të identifikimit të tyre pasi, sipas tij, po vijnë qen edhe nga komunat e tjera.
Musliu shtoi se për trajtimin e qenve endacakë do të vihet në funksion edhe strehimorja e cila pritet të jetë gati vitin tjetër.
“Sa i përket qenve endacakë kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi katër llote për trajtimin e qenve endacakë. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qenve të kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qen të kryeqytetit, sepse me apo pa qëllim qentë po vijnë nga komuna e tjera”.
“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operatorë. Si master-plan për trajtimin e qenve endacakë është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha ai për EO