Rusia do të ndërpresë për 3 ditë furnizimin me gaz për Bashkimin Europian në fund të këtij muaji, pas një njoftimi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të mbyllet për shkaqe mirëmbajtjeje.
Tubacioni do të mbyllet nga data 31 gushti deri më 2 shtator, ka bërë me dije firma energjetike ruse Gazprom.
Furnizimi me gaz i Bashkimit Europian funksiononte me vetëm 20% të kapacitetit që prej prishjes së marrëdhënieve mes Moskës dhe BE-së që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht Kremlinin për përdorimin e furnizimeve me karburant si një armë politike.