BotaLajme

Tetë të vdekur nga sulmi i xhihadistëve në Somali

Të paktën tetë civilë janë vrarë pasi militantët islamikë të Al-Shabaab sulmuan një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, tha një zyrtar të shtunën, ndërsa forcat e sigurisë vazhdojnë të përballen me të armatosurit që janë brenda.

Luftëtarët nga grupi i lidhur me Al-Qaidan, Al-Shabaab, sulmuan hotelin e famshëm “Hayat” të premten mbrëma ku shpërthyen dy eksplozivë përpara se të hynin në ndërtesë dhe të hapnin zjarr, raportoi The Guardian.

Ata u raportuan se ishin të izoluar në katin e fundit të hotelit, disa orë pasi filloi sulmi.

Shpërthimet dhe të shtënat mund të dëgjoheshin edhe mëngjesin e së shtunës.

Një njësi speciale e policisë thuhet se ka shpëtuar dhjetëra të ftuar dhe staf nga hoteli.

Grupi xhihadist mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklaratë në faqen e përkrahësve të tij.

Ndërkohë, BBC-ja ka raportuar se 10 persona janë vrarë nga sulmi.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button