LajmeMaqedoni

Tetovë, dalja e votuesve deri në ora 13:00 është 9%

Dalja e votuesve në Tetovë deri në ora 13:00 është 9 për qind, njoftoi Komisioni Komunal Zgjedhor, përcjell TV21. Sekretari i KKZ-Tetovë, Nazmi Dauti tha se procesi i votimit zhvillohet pa pengesa, dhe se dalja e votuesve është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale në Tetovë.

“Deri në ora 13, nga të gjitha 117 vendvotimet, kemi një dalje prej 9 për qind, që krahasuar me vitin e kaluar, raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, është një dalje pak më e vogël, presim gjatë pjesës tjetër të ditës së mbetur qytetarët të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, tha Dauti për TV21.

Ndryshe, në Tetovë sot votohet për këshilltarë komunal.

Show More

Related Articles

Back to top button