LajmeMAQEDONI

Vijojnë afatet për negociata për procesin zgjedhor në Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Tetovë

Vijojnë afatet për parashtrimin e ankesave për zgjedhjet për kryetar komune të Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë dhe për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës. Nëse ka dorëzuar kundërshtime, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i shqyrtonte të martën ose të mërkurën, ndërsa publikimi i rezultateve përfundimtare do të varet nga ajo si do të zgjidhen dhe nëse do të ketë padi në Gjykatën Administrative.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë vonë pas zgjedhjeve të së shtunës i kumtoi rezultatet e para.

Sipas tyre, në Qendër Zhupë për kandidatin Arijan Ibraim nga PDTM kanë votuar 3.340 votues nga gjithsej 3.395 votues. Në Mavrovë-Rostushë, kandidati i LSDM-së Medat Kutrovski ka fituar 3.266 vota, ndërsa Mevmed Xhaferi nga VMRO-DPMNE-ja 1.935 vota.

Në Këshillin e Komunës së Tetovës, sipas rezultateve të para, më shumti mandate ka fituar BESA, gjithsej 12, pas çka vijojnë BDI-ja me 11 mandate, VMRO-DPMNE-ja me katër mandate dhe LSDM-ja me dy mandate. Nga një mandat në Këshillin e Komunës së Tetovës kanë fituar Alternativa dhe PDSH-ja.

Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja festoi për fitoren e dyfishtë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar komune në komunat Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupa, ndërsa VMRO-DPMNE-ja festoi për, siç e prezantuan, fitoren e dyfishtë në Tetovë, gjegjësisht se ata e kanë fituar LSDM-në, ndërsa  BESA e fitoi BDI-në në Tetovë.

Sipas LSDM-së, qytetarët kanë zgjedhur avancim dhe i kanë njohur politikat reale.

Nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët festuan në Tetovë, kërkuan dorëheqje nga kryeministri dhe zgjedhje të parakohshme.

Për shkak të dështimit zgjedhor në Tetovë dhe mos fitimit të asnjë mandati për këshilltar, dje ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Pas takimit të kryesisë së lartë në Tetovë, Sela në konferencë për shtyp paralajmëroi se më nuk do të kandidojë për vendin e liderit në parti.

Ai informoi se në periudhën që vijon, Asambleja qendrore duhet të mblidhet dhe të vendos kush do të jetë u.d. kryetar i partisë.

Show More

Related Articles

Back to top button