Për aktivitetet e kryeparlamentarit ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e cila vlerëson se pro rusët festojnë bashkë 20 vjetorin e BDI-së dhe 70 vjetorin e Kadirovit.
Sipas partisë opozitare shqiptare, ata që e kanë gojën plot retorikë për integrime dhe akuza ndaj të tjerëve për Rusinë, u demaskuan vetë në mënyrën më skandaloze.
“Në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus.
E gjithë kjo ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, institucionin më të lartë ligjvënës të një vendi anëtar të NATO-s. Njerëzit e Kadirovit dhe Xhaferit shifen të përqafuar edhe pse ky i fundit ka tentuar që të fsheh takimin duke mos e publikuat në faqen zyrtare të Kuvendit”, theksohet në reagimin e partisë.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se për të qenë skandali edhe më i madh, njëri nga bashkëpunëtorët e Kadirovit që publikoi fotografitë, luftën e vitit 2001 e paraqet si luftë fetare, ndërsa Xhaferit nuk i pengon krahasimi me komandantët pro rusë të Çeçenisë.