BotaLajme

Katari arreston punëtorët që protestojnë për vonesën e pagave para Kupës së Botës

Katari ka arrestuar mbi 300 punëtorë të huaj të cilët janë duke protestuar prej muajsh për pagat e pamarra. Për më teoër, autoritetet deportuan disa prej tyre, tre muaj përpara se Doha të presë Kupën e Botës FIFA 2022, në nëntor.

Ky zhvillim vjen ndërsa Katari përballet me një shqyrtim intensiv ndërkombëtar mbi praktikat e punës.

Ashtu si vendet e tjera arabe të Gjirit, Katari mbështetet shumë në fuqinë punëtore të huaj.

Në një deklaratë për Associated Press të dielën mbrëma, qeveria e Katarit pranoi se “një numër protestuesish u arrestuan për shkelje të ligjeve të sigurisë publike”. Ajo nuk pranoi të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me arrestimet apo dëbimet.

Dhjetëra punëtorë të zemëruar për pagat e tyre të pamarra u shfaqën duke protestuar këto ditë jashtë zyrave në Doha të Al Bandary International Group, një konglomerat që përfshin ndërtim, pasuri të paluajtshme, hotele, shërbime ushqimore dhe sipërmarrje të tjera. Disa nga ata që demonstruan nuk i kishin marrë pagat e tyre për shtatë muaj.

Një punëtor nën arrest tha se po qëndronin në mjedise pa ajër të kondicionuar, nën një vapë mbytëse mbi 41 gratë Celsius dhe shtoi se kishte parë mbi 300 të tjerë në atë gjendje. /noa.al

Show More

Related Articles

Back to top button