Pushteti ekzekutiv malazez ka njoftuar se infrastruktura informative e Qeverisë ka qenë shënjestër e sulmit të hakerëve dhe ekspertët e Ministrisë së Administratës Publike po punojnë për përcaktimin e dëmit.
Të dhënat paraprake tregojnë se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur ndonjëherë në Mal të Zi dhe se ato përbëhen nga një kombinim i disa metodave të ndryshme të sulmit, thuhet në komunikatë.
Siç është theksuar, tash për tash nuk është konfirmuar se zbulimi i hershëm i sulmit ka lejuar që sistemet kyçe të mbeten të mbrojtura, por shkalla e dëmtimit është duke u përcaktuar, pas së cilës do të jepen informacione më të sakta.