LajmeMaqedoni

Këshilli i Prokurorëve të mërkurën do të diskutojnë ankesën e Ruskovskës

Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të mërkurën do ta mbajë mbledhjen e 63-të, në rend dite të së cilës është ankesa e prokurores Vilma Ruskovska.

Vendimi për thirrjen e mbledhjes është publikuar në ueb-faqen e Këshillit të prokurorëve publikë, ndërsa në rend dite, si pikë e parë propozohet “shqyrtimi dhe zgjidhja e ankesës nr.5/22 të prokurores publike të PTHP NKOK, znj. Vilma Ruskovska”.

Prokurorja Vilma Ruskovska, javën e kaluar parashtroi ankesë ndaj vendimit për suspendimin e saj në Këshillin e prokurorëve publikë. me ankesën, siç sqaroi Ruskovska, ajo i hedh poshtë pretendimet në vendim dhe “këtë e konsideron si suspendim të së drejtës dhe suspendim të drejtësisë”.

Prokurori publik republikan, në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokurorinë publike, solli Vendim për largim nga funksioni të shefes së Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska derisa është në rrjedhë procedura e inicuar rreth paraqitjes së parashtruar nga Arafat Muarremi për bastisjen e 18 korrikut në Drejtorinë e policisë financiare.

Show More

Related Articles

Back to top button