LajmeMaqedoni

Kiril Petkov do të takohet me Dimitar Kovaçevskin në Romë

Kabineti i Kryeministrit Kovaçevski ka konfirmuar se ai, gjatë vizitës në Romë dhe nderimit të iluministëve sllavë Kirili dhe Metodi, do të takohet me Kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Për momentin nuk ka detaje, por pritet që temë e bisedimeve të jetë kontesti në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që tashmë dy vite i bllokon negociatat aderuese të vendit me BE-në. Ndërkohë te një pjesë e lojtarëve politikë në Bullgari rriten tensionet se ndoshta “Petkovi mund të përgatitet për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut” dhe për këtë arsye përmendet edhe tema për zgjedhje të reja eventuale.

Në marrëdhënie të tensionuara për shkak të vetos dyvjeçare bullgare në rrugën evropiane të vendit, Kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jenë në Romë, për nderimin tradicional veçmas të iluministëve sllavë Kirili dhe Metodi, por nuk ka njoftime për nderim të përbashkët. Këtë e konfirmojnë kabinetet qeveritare në Sofje dhe në Shkup, por mediat në vendin fqinj kanë sqarime shtesë.

Show More

Related Articles

Back to top button