LajmeMAQEDONI

VMRO-DPMNE thirrje Kovaçevskit: Mere guximin dhe jep dorëheqje, nuk ke më kredibilitet

Shkup, 23 gusht – Nga pallati i bardhë i VMRO-DPMNE-së, nga Kovaçevski kërkojnë të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse siç thonë, ai nuk ka më kredibilitet të udhëheqë Qeverinë pas humbjes në Tetovë, informon Zhurnal.

“VMRO-DPMNE e fitoi LSDM-në 2:1 në Tetovë. VMRO fitoi 4 ndërsa LSDM vetëm 2 vende të këshilltarëve. Në TEtovë është mposhtur edhe BDI-ja. Koalicioni qeveritar është mposhtur bindshëm në Tetovë.

Rezultati në Tetovë do të pasqyrohet edhe si rezultat në zgjedhjet parlamentare. LSDM-në e pret debakël dhe karton të kuq nga populli për të gjitha politikat e dëmshme në pesë vitet e gjysmë”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Ata i bëjnë thirrje Kovaçevskit që të mos presë asnjë çast më tepër sepse me LSDM-në në pushtet, humbë Maqedonia. “Kovaçevski mere guximin. Jep dorëheqje menjëherë”, porosisin nga DPMNE./Zhurnal.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button