LajmeMaqedoni

133 gjoba në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.08.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 133 gjoba, nga të cilat 21 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Pesë masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë masa për kalim në sinjalistikë të mbyllur (semafori i kuq), tetë sanksione për moslejimin e rrugës për këmbësorët, katër masa për automjete me defekte teknike në transportin publik”.

“Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Show More

Related Articles

Back to top button