Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është dënuar nga Federata Angleze për shkak të komenteve të tij për gjyqtarin Anthony Taylor pas ndeshjes kundër Tottenham ku skuadra e tij barazoi me rezultat 2-2 më 14 gusht. Gjermani, sugjeroi pas ndeshjes së Ligës Premier që zyrtari nuk duhet t’i besohet referimi i ndeshjeve ku luajnë Blutë
Derbi i Londrës në Stamford Bridge u përcoll me disa incidente kontraverse, me Tuchel që tha se dy golat e Spurs është dashur të anulohen – një për faul në Kai Havertz gjatë aksionit dhe tjetri për shkak se Cristian Romero shihet duke shkulur flokët e Marc Cucurellaně.
Trajneri i Bluve tashmë është dënuar dhe i është dhënë një suspendim nga FA për përleshjen e tij me trajnerin e Spurs, Antonio Conte gjatë dhe pas ndeshjes, kurse homologu tij po ashtu është dënuar vetëm në të holla.
Megjithatë, trupi qeverisës i futbollit në Angli e ka dënuar përsëri gjermanin, duke thënë në një deklarate:
“Thomas Tuchel është dënuar pasi që ka thyer rregullën E3 të FA në lidhje me komentet që ai ka bërë pas ndeshjes së Chelsea FC kundër Tottenham Hotspurs më 14 gusht 2022”.