Komuna e Tetoves ne njoftimin e saj si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut ka nxjerrë njoftim për qytetaarët dhe shkruan:
“Të nderuar qytetarë,
Pas rreshjeve të shiut që kapluan qytetin tonë, shumë rrugë e shtëpi janë vërshuar nga shiu i rrëmbyeshëm e që fatmirësisht pa dëme në njerëz. Ekipet e NPK-së si dhe Zjarrëfiksave janë në terren qysh me fillimin e rreshjeve të shiut për të laeguar ujin në rrugët e qytetit dhe në shtëpit e qytetarëve tanë. Ju njoftojmë që, ekipet e NPKsë kanë bërë pastrimin e lumit në fshatin Poroj dhe gjendja atje është e qetë. Momentalisht po punohet në pastrimin tek Ura që gjendet tek qunështorja Eko Sharr.
Gjithashtu, ju njoftojmë që rruga Tetovë- Jazhincë është e kalueshme. Ekipet e NPK-së kanë bërë pastrimin e rrugës në fshatin Sellcë dhe po punohet në pastrimin e rrugës në fshatin Vicë. Gjendja e rrugës Shipkovicë- Brodec është e kalueshme ndërsa e qetë është situata edhe në lagjen Reçicë e Vogël ku po punohet në çdo çast për pastrimin e lumit.
Mobilizimi është i madh. Po punohet gjithandej në pastrimin e pusetave dhe largimin e hedhurinave të hudhura vend e pa vend. Nga shtabi i krizës gjendja paraqitet e qetë ndërsa NPK do të qëndrojë në gadishmëri totale edhe gjatë natës për siguri totale për qytetarët tanë.
Ju lutemi për kujdes të shtuar dhe pa panik.” thuhet në njoftim.