BotaLajme

Japonia në koordinim me G7-n për sanksionet ndaj Rusisë

Qeveria japoneze tha të martën se do të vazhdojë të punojë me G7-n dhe vendet e tjera për të vendosur sanksione kundër Rusisë dhe për të ofruar ndihmë për Ukrainën.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një situatë që trondit themelet e rendit ndërkombëtar dhe Japonia po merr masa vendimtare, duke përfshirë masa të forta kundër Rusisë, në bashkëpunim të ngushtë me G7-ën” tha shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno, shkruan CNN-i të martën. “Derisa agresioni është zgjatur, ne përsëritëm njohjen tonë të situatës aktuale dhe diskutuam reagimin e qeverisë në vazhdim”.

Komentet e tij erdhën pas një takimi të mbajtur me anëtarë të lartë të qeverisë japoneze, në të cilin kryeministri Fumio Kishida u tha ministrave të punonin ngushtë me G7-ën për të siguruar furnizime të qëndrueshme me energji dhe se mbrojtja e Japonisë është e sigurt.

© KOHA.

Show More

Related Articles

Back to top button