LajmeMaqedoni

Kryeministri Kovaçevski do t’i drejtohet Samitit të Platformës ndërkombëtare për Krimenë

Shkup, 23 gusht – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të mbajë fjalim në Samitin e Platformës ndërkombëtare për Krimenë i cili do të mbahet përmes lidhjes video-konferenciale.

“Samiti është planifikuar të fillojë në orën 13:00, ndërsa krahas kreut shtetëror-qeveritar të Ukrainës- presidentit Volodimir Zelenski, kryeministrit Denis Shmigal, kryetarit të Kuvendit të atjeshëm, Ruslan Stefançuk dhe përfaqësues të Krimesë do të marrin pjesë edhe liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Mes pjesëmarrësve janë edhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo, sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken, kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësues të vendeve tjera të botës.

Show More

Related Articles

Back to top button