LajmeSport

Në prag të ndeshjes së ëndrrave, Florian Marku pritet në takim nga Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, e ka pritur sot në takim boksierin e suksesshëm shqiptar, Florian Markun.

Evis Kushi ka treguar se Florian Marku është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë ËBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez, njofton Klan Kosova.

“Me kënaqësi të veçantë mirëprita në MAS një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë ËBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez”.

“Uroj që Floriani dhe çunat kuqezi të na dhurojnë fitore të merituara dhe emocione të bukura në këtë ngjarje madhështore sportive, në 25 gusht, në stadiumin ‘Air Albania’”.

Show More

Related Articles

Back to top button