LajmeRajon

Disa qytetarë serbë grumbullohen te objekti i Policisë së Kosovës në Veri

Para Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore janë mbledhur një grup qytetarësh të komunitetit serb.

Për këtë ka raportuar të martën kossev.info, teksa ka plasuar edhe fotografi nga ngjarja.

Siç raporton kjo media, disa qytetarë nuk e dinë se pse janë grumbulluar.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për këtë grumbullim qytetarësh para Stacionit të Policisë.

Rruga është e hapur për qarkullim, pasi ishte bllokuar për një kohë të shkurtër në pjesën e poshtme nga një mjet civil.

Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për ta monitoruar situatën.

Nuk dihet cila është arsyeja e këtij grumbullimi.

Show More

Related Articles

Back to top button