LajmeMaqedoni

Zgjedhjet 2022: KSHZ-ja publikon rezultatet zyrtare

JEHONA E ZGJEDHJEVE NË TETOVË – 35.31%

KSHZ-ja në seancën e sotme ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë dhe për Këshillin e Komunës së Tetovës, raporton Klan M.

Në Komunën Mavrovë-Rostushë, Kryetar Komune është zgjedhur Medat Kurtovski nga koalicioni që udhëhiqet nga LSDM-ja, kurse në Qendrën Zhupë, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve.

Në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit në Komunën e Tetovës, LSDM-ja ka fituar 1.953 vota apo dy mandatë, VMRO-DPMNE – 3.332 vota apo 4 mandate, PDSH – 1.058 vota apo 1 mandat, Integra – 161 vota asnjë mandate, Grupi I zgjedhësve Agon Zaimi 206 vota asnjë mandate, Alternativa – 1.118 vota një mandate, ASH-ja – 777 vota asnjë mandat, BESA – 9.620 vota apo 12 mandate, Partia Demokratike e Turqve – 327 vota asnjë mandat, Grupi I Zgjedhësve Elmedina Abdulahi 675 vota asnjë mandate, BDI – 8.795 vota apo 11 mandate, “E MAJTA” – 646 vota asnjë mandat dhe Partia për Emancipim të Plotë të Romëve – 371 vota asnjë mandat.

Ka pasur 651 fletëvotime të pavlefshme, kurse në zgjedhjet në Komunën e Tetovës kanë votuar 29.690 qytetarë apo 35.31%. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button