LajmeSport

Liga e Konferencës: Të enjten sfida kthyese Ballkani –Shkupi

FUTBOLLISTËT OPTIMISTË PËR REZULTAT POZITIV NË PRISHTINË

Ndeshja kthyese e play off-it për kualifikim në grupe  të UEFA Konferencë Ligës ndërmejt  FC Ballkanit të Suharekës dhe FC Shkupit nga Çairi, do të zhvillohet të enjten  me fillim në orën 20:00 në stadiumin  “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut përkundër disfatës në ndeshjen e parë 1-2, në asnjë moment nuk ka ndërmend që të dorëzohet, përkundrazi  është duke  punuar maksimalisht për një rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese në Prishtinë.

Futbollisti Melos Bajrami i cili është njohës i mire i futbollit kosovar në  veçanti atij atij të Ballkanit, pasi ka qenë pjesë e atij klubi, beson se FC Shkupi mund të përmbysë rezultatin.

“Po tani e njohim të gjithë kualitetin e Ballkanit pas ndeshjes së parë. Ata janë një grup të cilët njihen mirë me njëri tjetrin pasi luajnë që disa vite së bashku. Unë kam qenë pjesë e Ballkanit, janë një ekip i mire, respekt maksimal për ato. Por besojmë që Shkupi do të kualifikohet”,deklaroi Melos Bajrami futbollist i FC Shkupit.

Në pritje  të kësaj sfide mjaft interesante interesimi i tifozëve  në Kosovë por edhe këtu në Maqedoninë veriut është i madh, andaj dy klubet Ballkani dhe Shkupi kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e së enjtes. FC Shkupi në Prishtinë do të udhëtojë të mërkurën, ndërsa me ekspeditën e ekipit do të ketë edhe një grup të gazetarëve nga media të ndryshme të vendit./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button