Zjarri në Palasë vijon të jetë ende aktivë, ku ditën e sotme pritet ndërhyrja e helikopterit. Vatra është aktivizuar pasditen e 23 gushtit mbi tunelin dalës të Llogarasë.
Shkak i aktivizimit të flakëve mendohet të kenë qenë rrufetë, ndërsa helikopteri ka punuar për shuarjen e tyre edhe të martën pasdite për të rinisur sërish punën sot.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë e vështirëson ndërhyrjen.