GostivarLajme

Komuna e Gostivarit synon grant prej gjysmë milioni euro për Shkollën e Mesme Teknike “Gostivari”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari kishte takim me përfaqësuesit e kompanive, MN Engineering Laboratory, Frigoteknika 2000, Lear Corporation dhe shkollën teknike të Gostivarit.

 Në takim mes kryetarit Arben Taravari dhe përfaqësuesit e kompanive dhe shkollës, u bisedua për rrjedhën e aplikimit – fazës së dytë për grantin e miratuar nga Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) – Banka Gjermane për Zhvillim e cila ka pranuar fazën e parë të aplikimit dhe tani vijon faza e dytë e kompletimit dhe miratimit.

Përmes këtij aplikimi, Shkolla e Mesme Teknike “Gostivari” fiton grant prej 510.000 eurove dhe synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës, arsimit dhe aftësimit profesional duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për ofruesit e trajnimeve në bashkëpunim me ndërmarjet partnere.

Për Komunën e Gostivarit, investimi në shkollat e fillore dhe të mesme mbetet priortet, ndërsa pas investimeve të vazhdueshme në shkollat profesionle, këtë vit ka rritje mbi 25% të interesimit për regjistrim në shkollat e mesme profesionale në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button