Një supergol është shënuar në Argjentinë në ndeshjen ndaj Atletico Tucman dhe Barracas Central, ndeshje e fituar nga vendasit me rezultat 4-0.
Goli i katërt u shënua në minutat shtesë nga një distancë rreth 70 metra, shkruan Indeksonline.
Mateo Coronel pa daljen e portierit kundërshtar dhe lëshoi një goditje të çmendur nga rreth 70 metra, duke iu dhuruar tifozëve një eurogol që vulosi suksesin me “poker”.