LajmeRajon

Rama në Austri, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sërish thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rama po qëndron në Austri, ku mori pjesë në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”.

“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta. Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Evropës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin, por le të ketë më shumë dialog konstruktiv. Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por, po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por, nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama./21Media/

Show More

Related Articles

Back to top button