BotaLajme

Analistët thonë se euro mund të vazhdojë të bjerë

Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK) është duke bërë përgatitjet për të filluar me grevë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i SPJK-së, Bahri Jashari.

Sipas Jasharit, kjo sindikatë përkrahë kërkesat dhe grevën e paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“SPJK është duke bërë përgatitjet për të filluar me grevë, e që për fillimin e grevës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në vend opinioni do të njoftohet me kohë”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, më 11 maj 2022, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK), kishte njoftuar se më 12 maj 2022, të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë, do të hyjnë në grevë paralajmëruese.

Më 15 mars 2022 kishte filluar greva në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë me kërkesa të njëjta.

Ndërsa, më 21 mars 2022 KGJK ka njoftuar për pezullimin e kësaj greve.

Show More

Related Articles

Back to top button