LajmeMaqedoni

Prej janarit është paralajmëruar rritje e re e çmimit të energjisë elektrike

Prej janarit është paralajmëruar rritje e re e çmimit të energjisë elektrike.

Nga viti i ri, çmimi i rrymës do të rritet sërish. Nga EMV thonë se vendimi patjetër të jetë i tillë duke pasur parasysh situatën energjetike në botë. Por, autoritetet sigurojnë se do të bëjnë gjithçka, në mënyrë që rritja e kostos së energjisë elektrike në amvisëri të jetë simbolike.

“Para nesh është një nga dimrat më të vështirë në dekadat e fundit. Ne duhet të jemi sa më të përgatitur, EMV ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet në dispozicion dhe energjia elektrike nuk do të importohet, do të ketë energji elektrike ndërsa kufizimet nuk janë opsion”, njoftojnë nga EMV..

Se sezoni i ardhshëm i ngrohjes do të kushtojë, e vërtetojnë të dhënat e bursave botërore, ku sot një megavat orë energji elektrike shitej për 635 euro rekord, ndërsa dje shuma ishte më e ulët për njëzet euro. Në muajin e fundit çmimi i energjisë elektrike sillet nga 320 deri në mbi 600 euro për megavat orë, në të shumtën e rasteve çmimi ka qenë 500 euro. Qytetarët po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, por thonë se nuk është e thjeshtë.

“Si kursej energji, gatuaj dy ditë. Nuk e ndez kondicionerin kur nuk është shumë vapë”, u shpreh një qytetare.

“Të gjithë përpiqen të kursejnë, por jetoj në shtëpi, ndaj është e vështirë për ne. Ngrohem me rrymë, ngroh dy dhoma në dimër dhe paguaj nga 12 deri në 15 mijë denarë, ndërsa këtë dimër që vjen pres të ngroh një dhomë dhe të paguaj të njëjtat para”, tha një qytetar.

“Mundohem të përdor energji elektrike të lirë, i fik llambat”, deklaroi një qytetare tjetër.

Rritja e fundit e faturave të energjisë elektrike për familjet në fund të qershorit ishte për 7.4 për qind.

“Edhe pse faturat e qytetarëve për energjinë elektrike janë rritur në krahasim me muajin e kaluar, të dhënat që i kemi marrë nga EVN Home thonë se qytetarët nuk kursejnë dukshëm energjinë elektrike”, raporton Ile Petrevski, gazetar.

Nesër në seancën e qeverisë duhet të merret vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë. Me këtë kompanitë energjetike do të mund të marrin para nga buxheti i shtetit për blerjen dhe prodhimin e energjisë elektrike. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button