BotaLajme

Mbi 900 të vdekur nga shirat dhe përmbytjet në Pakistan, mes tyre 326 fëmijë

Të paktën 903 persona kanë vdekur në Pakistan nga reshjet e forta dhe përmbytjet këtë verë, tha Ministrja e Pakistanit për Ndryshimet Klimatike për CNN të mërkurën ndërsa vendi bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, shkruan CNN.

Mijëra nuk kanë strehim dhe ushqim për shkak të kësaj “katastrofe humanitare”, tha Sherry Rehman.

“Ndërsa flasim, mijëra janë të pastrehë dhe pa ushqim. Dhe linjat e komunikimit janë ndërprerë. Është një fatkeqësi e rëndë humanitare”.

Sipas saj në mesin e të vdekurve janë 326 fëmijë. Qeveria po përdor të gjitha burimet në dispozicion për të ndihmuar viktimat, tha ajo.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) nga mesi i qershorit, shirat e dendur dhe përmbytjet kanë prekur 2.3 milionë njerëz në Pakistan.

Show More

Related Articles

Back to top button