LajmeMaqedoni

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në shumë rajone të Maqedonisë së Veriut

Reshjet e mëdha të shiut gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje në më shumë qytete të vendit. Më të prekura mbetën vendbanimet në rajonin e Tikveshit dhe Pellagonisë, shkruan Alsat.

Autoritetet e komunës së Kavadarit kanë njoftuar se për shkak të motit të ligë mbrëmë rrugët janë mbuluar nga shiu, ujërat e rrëmbyeshëm kanë sjellë nëpër rrugët e qytetit çakalli i cili ka pamundësuar qarkullimin.

Ndërmarrja komunale e Qytetit të Kavadarit ka njoftuar se menjëherë kanë intervenuar dhe i kanë pastruar rrugët me ndihmën edhe të zjarrfikësve dhe qytetarëve.

Shiu i rrëmbyeshëm mbrëmë ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike në Tetovë, ku qyteti dhe rrethina për më shumë se 15 minuta kanë mbetur pa drita.

Gjatë mbrëmjes së kaluar më shumë reshje të shiut ka pasur në Topollçani dhe atë 35 litra në një metër katror, në Strumicë 26 litra, në Krushevë 25, Gjevgjeli dhe Prilep 22 litra, në Tetovë 21, Dibër 19, Demir kapi 16, Manastiri 14, Shtip, 13, Shkup 12 litra shi në një metër katror.
Moti me reshje të mëdha në disa rajone të vendit ka vazhduar edhe sot, posaçërisht në pjesën jugore të vendit.

Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se mot i ngjashëm me reshje të mëdha të shiut, vetëtima dhe erë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nesër pritet që temperaturat të arrijnë deri në 33 gradë celsius. Ndërsa të shtunën dhe të hënën përsëri pritet që moti të jetë me reshje të mëdha dhe vetëtima.

Show More

Related Articles

Back to top button