BotaLajme

Sulmi me raketa në stacionin e trenit, Borell: Rusia do të mbajë përgjegjësi

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar sulmin me raketa ruse në një stacion hekurudhor të Ukrainës që vrau të paktën 25 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Në një postim Tëitter, Borrell e përshkroi sulmin të mërkurën në qytetin Chaplyne si të neveritshëm dhe u zotua se autorët do të mbajnë përgjegjësi.

25 persona tani janë konfirmuar të vdekur pasi forcat ruse sulmuan një tren në fshatin Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk më 24 gusht.

Katër trena morën flakë dhe Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko raportoi në Telegram se dy fëmijë u vranë në sulm.

Show More

Related Articles

Back to top button