LajmeMaqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Pendarovski: Vështirë të arrihen 2/3 e votave

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se është shumë e vështirë të arrihet shumicë e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Pendarovski në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadollu është shprehur skeptik se opozita aktuale në Kuvend ka disponim për të votuar ndryshimet kushtetuese. Pendarovski konsideron se qëndrimi i opozitës është i imponuar nga logjika e brendshme partiake. Sipas tij, në dokumentet e nënshkruara deri më tani me Bullgarinë nuk ka rrezik për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kreu i shtetit theksoi se nuk është i kënaqur me procesin e deritanishëm të integrimit evropian të vendit, për shkak të faktit se duhej të pritet 17 vite për fillimin e negociatave me BE-në.

“Nuk mund të detyrosh askënd, nëse opozita aktuale mendon se këto dokumente janë rrezik për popullin maqedonas. Unë nuk mendoj kështu. Vlerësimi im është se do të jetë shumë e vështirë të arrijmë dy të tretat në këtë përbërje parlamentare pasi që, me sa mund të gjykoj unë, opozita në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e lexon marrëveshjen me Bullgarinë, përkatësisht kornizën negociuese me BE-në, përmes dioptrisë partiake”, deklaroi Stevo Pendarovski, president. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button