LajmeSport

Amerika ia ndalon hyrjen Djokovicit, tenisti serb nuk do të luajë në turneun e madh

Asnjë lëshim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në favor të Novak Djokovic.

Serbi nuk do të jetë në gjendje të luajë në US Open 2022 pasi ai nuk posedon certifikatën e vaksinës të kërkuar nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA) për hyrje në vend.

Nga viti 2005 e deri më sot, kjo është vetëm mungesa e dytë e Djokovicit në karrierë në New York pas asaj të vitit 2017 për shkak të një dëmtimi në bërryl.

Ja njoftimi i Djokovicit:

“Nuk do të mund të udhëtoj në New York këtë herë për US Open. Faleminderit #NoleFam për mesazhet tuaja të dashurisë dhe mbështetjes. ❤️ Fat të mirë për kolegët e mi! Do të mbaj formë të mirë dhe një frymë pozitive dhe do të pres një mundësi për të konkurruar sërish. Shihemi së shpejti bota e tenisit”, ka shkruar Djokovic.

/GazetaBlic Sport

Show More

Related Articles

Back to top button