LajmeSport

Milani fitoi titullin pas 11 vitesh pritje

Stefano Pioli arriti të rikthejë kuqezinjtë titullin kampion në Seria A, pas 11 vitesh pritje.

Gjithashtu për të vërtetuar diçka të tillë, atij iu dorëzua edhe çmimi individual si “Trajneri i Vitit” në kampionatin italian, teksa pas ndeshjes trajneri i Milan theksoi së është shumë i lumtur për këtë triumf, teksa këtë trofe ua dedikon të gjithëve, pasi ishte një titull i merituar.

“Lojtarë e mi janë të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur për ta, për veten, për stafin, për klubin dhe tifozët që e kanë merituar këtë titull. Jam shumë i mirë. Kemi pasur më shumë vazhdimësi se Interi.

Ndeshja e fundit që humbëm ishte kundër Spezias dhe nuk duhej ta humbnim. Skuadra nuk u dorëzua kurrë, lojtarët ishin fantastikë, të gjithë, ata që luajtën më shumë dhe ata që luajtën më pak. E merituam titullin sepse besuam më shumë te titulli. E merituam sepse jemi një ekip i fortë dhe unë kisha në krah dy trajnerë të mëdhenj si Maldini dhe Massara”.

“Stafi dhe unë jemi argëtuar shumë duke punuar me këta djem. Lojtarët e dinë mënyrën tonë të lojës. Është gjëja më e mirë që mbetet nga puna jonë. Ne donim të përmirësonim kampionatin e vitit të kaluar dhe e dinim se nëse do e bënim, atëherë do të luftonim për diçka të rëndësishme. Jemi një skuadër e fortë që gjithmonë ka besuar. Kemi qenë të guximshëm”.

“Paraqitjet e Milanit? Gjithmonë dua të përmirësoj lojtarët e mi, por talenti i tyre është thelbësor në këtë. Nëse përmirëson individët, përmirëson të gjithë ekipin dhe anasjelltas. Ishte një rrugë që na bëri të jemi më të fortë. Urime të gjithëve”.

“Unë trajneri i vitit? Është falë djemve dhe klubit, është për ata. Pa ata nuk do të ishte e mundur ajo që bëmë. Ja dedikoj titullin babait tim. Jam i sigurt se kudo të jetë do të jetë i lumtur dhe krenar për atë që kam bërë”, përfundoi Pioli.

Show More

Related Articles

Back to top button