LajmeMaqedoni

Shkollë verore ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve dhe migracionit

Qendra për të drejtat e refugjatëve dhe migracionit pranë Fakultetit juridik “Justiniani i parë” – Shkup në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup në partneritet me Përfaqësinë e UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut dhe Institutin ndërkombëtar për të drejtën humanitare në Sanremo këtë vit organizon Shkollën e tretë verore për të drejtat e refugjatëve dhe migracionin. Shkolla verore për vitin 2022 i kushtohet temës: “Konfliktet si shkak i shpërnguljes”.

Shkolla verore paraqet një mundësi për studentët nga të tre ciklet e studimit për të marrë njohuri në fushën e ligjit për refugjatët dhe migracionin. Programi përfshin 13 ligjërata dhe sesione shtesë të organizuara gjatë 5 ditëve dhe është e dizajnuar të ndihmojë studentët të mendojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve që lidhen me të drejtat e refugjatëve dhe migrimin në kontekst ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar. Ligjëruesit e kësaj shkolle verore vijnë nga e gjithë bota dhe janë nga radhët e profesorëve universitar si ekspertë dhe praktikues në fushën e ligjit për refugjatët, migracionin dhe më gjerë.

Sipas Kristina Bunea e cila drejton departamentin e mbrojtjes në Agjencinë e KB-së për refugjatët UNHCR, ky edicion i shkollës verore bazohet në suksesin e dy të mëparshmeve.

Ndërkohë, ambasadorja gjermane Anke Holshtajn nënvizoi se vendi ka treguar gjithmonë një raport jashtëzakonisht të mirë ndaj refugjatëve dhe emigrantëve.

“Maqedonia e Veriut është mirë e pozicionuar për të qenë nikoqire e një shkolle të tillë. Ajo është e njohur botërisht për qëndrimin e saj ndaj refugjatëve duke marrë parasysh përvojat me refugjatët boshnjakë dhe kosovarë”, tha Holshtajn.

Drejtoresha e Shkollës verore, prof. dr. Irena Rajçinovska Pandeva paralajmëroi se në Shkollë do të diskutohen situatat e shkaktuara nga kriza shëndetësore, ekonomike dhe energjetike si dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Show More

Related Articles

Back to top button