LajmeRajon

Kurti kërkon që të rritet urgjentisht numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia ekziston nevoja urgjente për të rritur ndjeshëm nurmin e ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

I pari i qeverisë në një intervistë për Welt tha se një gjë e tillë do ta përmirësonte sigurinë e Kosovës.

“Do të na ndihmonte edhe nëse do të kishte më shumë ushtarë gjermanë. Përveç kësaj, trupat e KFOR-it mund të na ndihmojnë për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet tona të sigurisë”, u shpreh Kurti për Welt.

Tutje, ai tha përmendi edhe bashkëpunimin që Serbia ka me Rusinë në politikën ushtarake, teksa shtoi se rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe.

“Rusia dhe Serbia punojnë ngushtë së bashku në politikën ushtarake, ata ndërmorën gjithsej 104 manovra dhe aktivitete së bashku në vitin 2021 – disa prej të cilave përfshinin forcat e armatosura bjelloruse”, tha Kurti.

Ai tutje foli për situatën e tensionuar në veri, për masën e reciprocitetit me Serbinë dhe shtyrjen 30 ditore të aplikimit të saj, ku tha se trazirat e 31 korrikut nuk u shkaktuar nga qytetarë të thjeshtë serb në veri të vendit por nga krimi i organizuar dhe oligarkët.

“Të cilët janë në listën e pagave të Serbisë dhe të cilët në takimet në Beograd u informuan se çfarë duhet të bëjnë në Kosovë. Kjo ishte punë e porositur. Pasi u hoqën barrikadat, unë – në konsultim me SHBA-në dhe BE-në – e shtyva me 30 ditë vendosjen e masave”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se zbatimi i reciprocitetit për targa dhe dokumente do të jetë i detyrueshëm për një kohë të pacaktuar, teksa tha se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që të hiqen kontrollet kufitare nga të dyja shtetet.

Show More

Related Articles

Back to top button