LajmeMaqedoni

Është arrestuar një person për kontrabandim migrantësh, në Likovë janë gjetur 16 persona nga Siria

MPB informoi se dje në orën 13:00 në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria M.B. (34) nga Velesi. Në automjetin “Chrysler” me regjistrim të Shtipit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 16 emigrantë nga Siria, tre prej tyre të mitur, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht, në autostradën “Miqësia”, në afërsi të fshatit Kosturnik, ai nuk është ndalur në shenjën e ndalimit dhënë nga zyrtarët e policisë dhe pjesëtarët e ARMV-së dhe ka vazhduar në drejtim të fshatit Vaksincë.

“Në fshat ka humbur kontrollin, pas çka është larguar, por shumë shpejt është kapur dhe privuar nga liria. Në të njëjtën kohë, kur vetura ka dalë nga rruga, janë lënduar katër mërgimtarë të cilëve iu është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Kumanovës. Gjatë marrjes së masave është lënduar edhe një pjesëtar i ARMV-së, të cilit gjithashtu i është dhënë ndihmë në spitalin e Kumanovës”, njofton MPB.

Mërgimtarët janë transportuar në Qendrën transitore në Tabanovc, ndërsa M.B. është ndaluar në polici.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button