BotaLajme

Hungaria “mike” e ngushtë me Rusinë, zbaton marrëveshjen për zgjerimin e centralit bërthamor në Budapest

Stacioni rregullator bërthamor i Hungarisë ka dhënë një licencë për zhvillimin e dy reaktorëve të rinj në termocentralin bërthamor Paks, që do të ndërtohen nga kompania ruse “Rosatom”, sipas marrëveshjes së nënshkruar në 2014-ën midis Budapestit dhe Moskës.

Pavarësisht vonesave , projekti i cili iu dha pa tender kompanisë ruse, është etiketuar shpesh si provë e lidhjeve të ngushta midis kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në një njoftim të publikuar në faqen e tij në internet, Autoriteti i Energjisë Bërthamore i Hungarisë tha se impianti ekzistues i ndërtuar nga Rusia në Paks mund të zgjerohet me dy reaktorë të rinj.

Megjithatë në njoftim thuhet se Autoriteti është në pritje të aprovimeve të mëtejshme. Hungaria planifikon të zgjerojë uzinën e Paks (100 kilometra jashtë Budapestit ) me dy reaktorë të prodhimit rus, secili me një kapacitet prej 1.2 gigavat. Energjia bërthamore nuk është subjekt i sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

Planet për dy reaktorët e rinj u shërbejnë interesave strategjike të Hungarisë, tha Ministri i Jashtëm Péter Szijártó pas një takimi në maj me shefin ekzekutiv të Rosatom. Sipas asaj që është raportuar, Rusia do t’i japë Hungarisë një kredi shtetërore deri në 10 miliardë euro për projektin e ri, ndërsa kostoja totale e punimeve në uzinë do të arrijë në 12.5 miliardë euro.

Fabrika e Paks aktualisht ka katër reaktorë të vegjël të prodhuar nga Rusia me një kapacitet të kombinuar prej rreth 2,000 megavat, të cilët filluan të funksionojnë midis 1982 dhe 1987. Aktualisht centrali prodhon pothuajse gjysmën e të gjithë energjisë elektrike në Hungari./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button