Forcat paqëruajtëse ndërkombëtare në Kosovë për herë të parë e kanë mbajtur garën “Rifleman Ridge”.
Gara u mbajt në Mitrovicë, nga kontigjenti polak i KFOR-it.
Kjo garë përmbante mbi 1 kilometër vrapim përpjetë, të shtëna të zakta në rreze dhe një vrapin për në vijën e finishit.
“Garuesit ishin nga katër në skuadra dhe në secilën skuadër ishte obligative prezenca e një ushtareje femër. Çdo ushtar garoi me pajisjet e veta luftarake”, njofton KFOR.
“Gara e ka provuar forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësitë e të shtënave të secilit anëtar të ekipit por ishte gjithashtu një rast për t’u argëtuar në ambiente shumëkombëshe”. /arbresh.info/