-I gjithë procesi ligjor që e trashëguam është kryer, janë miratuar raportet në Qeveri, laboratet janë miratuar, bëhet fjalë për shumë prej 5 milionë eurove që do të paguhen, këtë e tha mes tjerash ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski i pyetur nga TV21 për dëmshpërblimin e banorëve të Haraçinës nga vërshimet e vitit 2016 si dhe në dëmshpërblimin e banorëve të Prespës. Nikollovski theksoi se në seancën e ardhshme qeveritare ministri i Financave, Fatmir Besimi është i obliguar të përgatit vendimet për pagesë me çka paratë do të shpërndahen nëpër komuna, e më pas tek të dëmtuarit.
“Në seancën e fundit qeveritare, e cila mbaroi të martën, ky raport i kompletuar për këto elaborate dhe vlerësime për dëmet, përfshi edhe dëmet në Haraçinë në vitin 2016 janë miratuar nga ana e Qeverisë, është caktuar përqindje, prej 10 për qind për dëmshpërblim, gjegjësisht shuma e përgjithshme për të gjithë këto dëme që janë vlerësuar nga viti 2016 deri në vitin 2018, për të cilën u deshën të ndryshohet dy ligje dhe u deshën të miratohen një varg rregulloresh dhe të formohen komisione”, tha mes tjerash Nikollovski duke shtuar se vendimi përfshin 29 komuna, përfshi këtu edhe Resnjen./tv21.tv