BotaLajme

Rusia djeg sasinë e gazit që s’e transporton në Gjermani, finlandezët thonë se panë flakët

Rusia po djeg sasi të mëdha të gazit natyror, të cilën do ta kishte eksportuar në Gjermani, në mes të ngritjes së çmimeve të energjisë rriten në Europë.

Sipas BBC News, që citoi një analizë nga Rystad Energy, një fabrikë pranë kufirit të Rusisë me Finlandën po djeg gaz me vlerë rreth 8.4 milionë paund çdo ditë.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për sasitë e dioksidit të karbonit dhe blozës që po krijon uzina e re e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portovaya, në veriperëndim të Shën Petersburgut.

Impianti ndodhet pranë një stacioni kompresori në fillim të tubacionit Nordstream 1, i cili transporton gaz në Gjermani.

Qytetarët finlandezë raportuan se kishin parë një flakë të madhe në fillim të kësaj vere dhe studiuesit kanë vërejtur një rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që vjen nga objekti. Ndërsa ndezja e gazit është një proces normal në industri, studiuesit thanë se shkalla në të cilën po digjet gazi në fabrikë ishte e paprecedentë.

Show More

Related Articles

Back to top button