LajmeMaqedoni

Veç subvencioneve, Qeveria me mjete shtesë në mbështetje për vreshtarët

Dy denarë shtesë mbështetje do të marrin vreshtarët për rrushin e dorëzuar në kapacitetet e regjistruara, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Kjo është dakorduar, siç tha, në takimin e sotëm me vreshtarët dhe përfaqësuesit e bodrumeve të verës, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Ky vendim do të thotë se çmimeve më të larta historike të blerjes që janë arritur, shtohen plus dy denarë për çdo kilogram rrush të blerë. Kështu, çmimi i “smederevkës” do të jetë 15 denarë, ndërsa i “vranec” 17 denarë. Nëse kësaj i shtohen subvencionet prej 40.000 denarëve për mirëmbajtjen e vreshtave, çmimi i arritur i rrushit është 18 për “smederevka” dhe 20 për “vranec””, theksoi Nikollovski.

Përveç kësaj mbështetjeje, shtoi ministri, është vendosur edhe një masë e re për naftën e gjelbër, 4.300 denarë për hektar. Ky është një rekord dhe mbështetje serioze e sektorit.

Vreshtarët dhe veraritë shprehën falënderim ndaj Qeverisë për zgjidhjen e arritur dhe mbështetjen e dakorduar.

Show More

Related Articles

Back to top button