Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh. Burimet thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.
Menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.
Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele./abcnews./