Skuadra e Maurizio Sarrit ka regjistruar fitore në xhiron e tretë të Serie A, pasi mposhti 3:1 Interin.
Gjatë 90 minutave të zhvilluara në ‘Stadio Olimpico’ u zhvillua një ndeshje e baraspeshuar nga të dy skuadrat.
Por, më të saktë në konkretizime u tregua Lazio.
Fillimisht vendasit shënuan në minutën e 40` me anë të Felipe Anderson.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale (1:0) për vendasit.
45 minutat e tjerë ishin mjaft interesant, pasi u tund rrjeta edhe tri herë.
Ishte Lautaro Martinez që gjeti golin e barazimit, në minutën e 51` të ndeshjes.
Kurse për Lazion golin e rikthimit të epërsisë e shënoi Luis Alberto, në minutën e 75` me një supergol.
Për rezultatin final të takimit u përkujdes Pedro Rodriguez në të 86-tën.
Kështu Interi me këtë humbje ka gjashtë pikë, kurse Lazio shkon në kuotën e shtatë sosh.