Disa pjesë të Italisë janë përfshirë nga moti i keq.
Një rrufe goditi për vdekje dy persona që po ecnin me biçiklete në një zonë malore të Italisë.
Njëri prej dy viktimave ishte drejtuesi i një biznesi të madh të panetoneve Baloco.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se viktima ishte 56 vjeç, pronar dhe CEO i kompanisë së njohur të ëmbëlsirave qe u themelua nga gjyshi i tij në vitin 1927.
Një automobilist ka identifikuar trupat e tyre dhe për momentin nuk përjashtohet mundësia që dy çiklistët të jenë goditur nga rrufeja.
Alarmi ra në orën 14:00 dhe trupat e shpëtimit malor dhe helikopteri shkuan në zonë pavarësisht stuhisë së fortë.
Ekipi shëndetësor ka nisur manovrat e reanimacionit, por çdo përpjekje ka qenë e kotë dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy çiklistëve.
Ndërkohë që autoritetet po hetojnë për rastin.
Pak më shumë se një muaj më parë kishte vdekur babai i Albertos, Aldo Balocco, i cili, duke filluar nga pastiçeri Fossano, kishte mundur të ndërtonte një gjigant në sektorin e panetones dhe biskotave. Kompania e famshme iu la djemve Alberto dhe Alessandro dhe sot ka një qarkullim prej rreth 200 milionë euro në vit.